Blog
e madhe/i madh
Shprehje dhe përdorim, 2026-01-04
si rrethanor sasie
- binte shom shaj 👍🏻
- binte shajvi madh 👌🏻
- kina këndau shaum 👍🏻
- ka kon e këndaumja madhe 👌🏻
Gje kem n’darsëm, e lujtmja e këndaumja madhe.
Ktau kona tajm i madh, su mirrka frajm.
Shajfe ene ni park na dul. Nkët qytet kona jeshillajki madh.
↑ lart
“di thom”
Shprehje dhe përdorim, 2025-12-20
sarkazëm
std: do ti them
përdoret për t’kallxau se
- - puna n’pytje nuk bohet
- - gjykimi n’pytje nuk o i vërtet
Shpesh, i thujsh dikujt, ti those dikujt dënise. Dikushi atij dikushit qetër nuk i thot asnise.
“Oni, di thom!” çaç xhi smban uj, merr kuptim kaeprapa.
Shembuj qer:
Si jo - Nesër - Nesër n’saba - Ka sabahi kuç
↑ lart
E kryera e thjeshtë ene e kryera e përbërë
Shprehje dhe përdorim, 2025-06-04
përdorim
- “Mbretnesha tha“
- [isha prezent ene e ndajva tu thon]
- “Mbretnesha ka thon”
- [e morra vesht se ka thon]
- “Nuk msova”
- [fakti se s’msova pat pasoja]
- “Nuk kom msau”
- [fakti se skom msau dë kese pasoja]
kan kalu tani (ka lidhje hala)
nuk u bë atëherë (ska lidhje mo)
Dallimi midis dy kohëve nuk është gjithmonë i njëjtë: varet nga veta për të cilën flasim.
Veta e tretë. Kur flasim për dikë tjetër, e kryera e thjeshtë tregon se folësi e ka parë ose e ka dëgjuar vetë, ndërsa e kryera e përbërë tregon se e ka marrë vesh nga të tjerët.
Veta e parë. Veprimet e veta folësi i ka përjetuar gjithmonë vetë, prandaj këtu dallimi midis asaj që e ke parë dhe asaj që e ke dëgjuar nuk vlen më. Zgjedhja kalon te pasojat: e kryera e thjeshtë për diçka që ka mbaruar dhe nuk ka më lidhje me të tashmen, e kryera e përbërë për diçka që ka ende pasoja, ose që folësi e ka kuptuar më vonë.
Habitorja. Kur folësi e kupton diçka në çastin që flet, përdoret habitorja. Nëse e ka kuptuar më parë, përdoret e kryera e përbërë.
- “Paskam fjet”
- [e kuptoj tani, në çastin që flas]
- “Kom fjet”
- [e kam kuptuar më parë: “kom fjet se kom ndaj telefonin”]
Shkurt:
- e kryera e thjeshtë: e kam parë ose përjetuar vetë, dhe ka mbaruar
- e kryera e përbërë: e kam dëgjuar nga të tjerët, e kam kuptuar më vonë, ose ka ende pasoja
- habitorja: po e kuptoj tani
↑ lart
Numrat
Lista, 2025-06-03
- 1. njo
- 2. di
- 3. tre
- 4. katër
- 5. pes
- 6. xhash
- 7. shtat
- 8. tet
- 9. nont
- 10. dhajt
- 11. nimdhajt
- 12. dimdhajt
- 13. tremdhajt
- 14. katërm(dh)ajt
- 15. pesm(dh)ajt
- 16. xhashmajt
- 17. shtatmajt
- 18. tetmajt
- 19. nonmajt
- 20. nizet
- 22. nistedi
- 30. tredhajt
- 33. trethtetre
- 40. katërdhajt
- 44. katërthtekatër
- 50. pezdhajt
- 55. pestepes
- 60. xhazhdhajt
- 66. xhashtexhash
- 70. shtadhajt
- 77. shtathteshtat
- 80. tedhajt
- 88. tethtetet
- 90. nodhajt
- 99. nothtenont
- 100. niçin
- 200. diçin
- 300. treçin
- 400. katërçin
- 500. pesçin (pesshin)
- 600. xhashçin (xhashshin)
- 700. shtatçin
- 800. tetçin
- 900. nonçin
- 1000. nimi
- 1001111. nimilon e nimi e niçin e nimdhajt
Kjo ke pak ma rond për ta përpilau se gjajti asniher nuk përdoren germa për ti shkruj numrat, shifrat jon ma shkurt.
↑ lart
video log 2
Shqiptim, 2025-05-31
tu zdrip pi majës Pllatit
↑ lart
video log 1
Shqiptim, 2025-05-31
Kolt/Kolzit
↑ lart
Ditët e javës
Lista, 2025-05-29
- e hon
- e mart
- e mërkur
- e enjte (e injte)
- e premte
- e shtun (e shtaun)
- e dell (e djell)
- t’honën
- t’martën
- t’mërkurën
- t’enjten (t’ijten) (t’injten)
- t’premten
- t’shtaunën (t’shtunën)
- t’dellën (t’djellën)
ë-jat n’fund qëllimisht zgjedh mos i shkruj, xhi t’i pasqyroje ma majr regullat e pashkrume xhi “shkrujtsit” e ksaj t’folme i respektojn. Përndrajshe, t’i kishim shkrujt ë-jat n’fund dë e kishin pas tnjejtin efekt xhi e kan shom tfolme qera, ku ë-ja n’vend xhi vet tshqiptohet, e zgjatën zanoren paraprake.
↑ lart
Diftongi ea
Shqiptim, 2025-05-28
zanore rrëshqitëse
zanorja e rrishet ka zanorja a për ta formau zanoren ea (shkruhet a)
Nuk dë vaje saunde, dë raje der nesër.
Ki diftong o bajgji rond për ta paraqit me alfabet latin. Po nëse e ngjoni vitin tu e thon mund ta dalloni se a-ja te llafi vaj, dallon pi a-jes te llafi ftajr/majr. Mund ene ta mendoni si dallimi midis si e thuni llafin shpaj në “vaj nshpaj” ene “boj ni shpaj”.
↑ lart
Ndajfolje vendi
Lista, 2025-05-25
- nalt
- posht
- ntgjatht
- ntmajsht
- perjasht
- mbrenda*
- dikund
- asku
- kanauk
- kahmos
- agje
- çagje
- ktau
- çektau
- ataj
- çataj
- erfujti
- sajpri
- karshaj
*do folës e zdrojn “b”- jën kur vajn mbas “m” - jës. → mrenda**
**do folës shkojn ene çat “d”- jën e zdrojn → mrena
↑ lart
Diftongi ae
Shqiptim, 2025-05-25
zanore rrëshqitëse
zanorja “a” rrishet ka zanorja “e” për ta formau zanoren “æ”
shkruhet me “a”
majr e paske bo spata ftajr ti thom
↑ lart