Gramatikë

E tashmja, dëftore

shumica e folsve, ke veta e dit njëjës foljet i zgjedhojn ndrajshe pi vetës tret njëjës. (p.sh. taj shkojsh, aj shkon)

ni numër nga fshatrat jugore nuk bojn dallim midis ktine di vetave, (taj shkon, ajo shkon)

Kohë e tashme -> Vakët i shtajshëm

↑ lart


E tashmja, habitore

*t-ja vërehet te pak folës, shaum folës nuk e përdorin

pjesëza “u” këtu e merr rolin e njejtë që e ka në përcjellore me folje joveprore “qenka duke u larë”(“kona tu u la”)

Flasim për kohën e tashme të habitores. Joveprorja e përafërt me gjuhën standarde “laheshkam” gjithashtu shfaqet, është e paqartë nëse kjo paraqitet si thjesht ndikim i gjuhës standarde.

↑ lart


E tashmja, urdhërore

Ekuivalent të foljeve “fik” dhe “shkym/shemb”. Folësit e përdorin ose njërën ose tjetrën, jo të dyja. E dyta përdoret nga me pak folës, vetëm nga rradha e fshatrave deri në kufirin e Kosovës

↑ lart


E pakryera, dëftore

disa folës e zdrojn t-jën pi n’fund t’vetës dit shumës (shkrujshi, vajshi, çeshshi, ishi)

↑ lart


E kryera e thjeshtë, dëftore

te disa folës bie “d”-ja mbas “n”-jës → najva / najta

sicëlla “a” e par nkët folje paraqet diftong → ndeajva / ndeajta

↑ lart


E kryera e përbërë, dëftore

formimi: kam, e tashme (dëftore) + pjesore

e tashmja e foljes ndihmëse “kam”, n’kataundet jugore (ka Gostivari) n’vetën e tret merr variant ma tosk (kimi). Gegësohet (kina) nëpër kataundet veriore (ka Kosova)

↑ lart


E ardhmja, dëftore

pjesëza “dë” para foljes + menyra lidhore e foljes pa pjesezën “të”

formimi: “dë” + e tashme (lidhore)

përkurdër motrave gege xhi e perdorin foljen ndihmëse “kam”, kjo e folme e ka ni qasje pak ma ndrajshe kur vajn puna t’folim për t’ardhmen.

↑ lart


Paskajorja

-për t-

-me-

Ndoshta njo pi fenomeneve ma di-ansore e ksaj tfolme. Ni letër nostalgjie, letër dashnoje ndamjes proto-shipes n’di cop. Shajfet se si paskajorja a zhduk njug. Kur motrat gege sot e ksaj dite i rujn kit format e paskajores me “me”. Kjo e folme u lakmohet tezakeve toske xhi e kan lon mbas. Megjithatë mbijeton, (ose tpaktën a mxhall prap) paskajorja xhi na mundson pregaditje. Para se me e hup paskajoren, a desht ta hupim çat “para se”. Majr xhi sën e kina hup :)

↑ lart


Përemrat vetorë, dhanore

unmu / m’
tajtaj / t’
aj/ajoatij / asaj / i / e
neneve / na
jujuve / vu ose ju
atoatine / u

↑ lart


Përemrat vetorë, kallëzore

unmu / m’
tajtaj / t’
aj/ajoat / e
neneve / na
jujuve / vu ose ju
atoato / i

↑ lart


Përemrat pronorë, emërore

mashkullorefemërore
uni jemie jemja
taji jotie jotja
aj/ajoi atij*/asaje atij*/asaj
nei jonie jona
jui jujie juja
atoi atinee atine

*te disa folës ene si diftong i → aë atij → ataj (lexohet ataëj)

↑ lart


Përemrat pronorë, dhanore

t’kujt ose t’kujve va ke dhon?

mashkullorefemërore
unt’temitt’temes
tajt’tonditt’tondes
aj/ajot’atij/t’asajt’atij/t’asaj
net’tonvet’tonave
jut’tujvet’tujave
atot’atinvet’atinve

↑ lart